Më 9 dhe 10 Shkurt, në SHMP “Yahya Kemal” u mbajt pjesa lokale e konkursit ndërkombëtar OWLYPIA – Sfida e Intelektualëve.

Në konkurs morën pjesë 111 studentë nga 11-17 vjeç nga Republika e Maqedonisë dhe nga rajoni. Qëllimi i konkursit është të stimulojë kuriozitetin intelektual të të rinjve dhe të përmirësojë aftësitë e tyre akademike.

Tema e këtij viti është “Creativity Beyond the Borders. (Kreativiteti përtej kufijve)”. Nxënësit zgjedhin njërën nga lëndët e shkencave shoqërore, artit dhe muzikës, letërsisë dhe kulturës, shkencës dhe teknologjisë, ekonomisë dhe biznesit si dhe përgatiten për konkurrencë duke përdorur burimet e përmendura në këtë temë.

Konkursi OWLYPIA vazhdon më 17-20 qershor 2019 në Fitzwilliam College of Cambridge, Kembrixh-Angli dhe 2-5 korrik 2019 në Harvard-SHBA.

Loading...