]

Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditen e së dielës në Komunën e Podujevës.

Rreth orës 17:00, në fshatin Peran janë ndeshur dy vetura, me ç’rast janë lënduar shtatë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Ahmeti nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti apo cili ka qenë shkaku i tij.

Loading...