]

Luka Modrici e ka qortuar ashpër bashkëlojtarin e tij të ri Vinicius Junior, pasi Atletico Madridi e barazoi rezultatin ndaj Realit në derbin e Madridit, si pasojë e një topi të humbur pikërisht nga braziliani.

Mesfushori kroat u zemërua nga goli dhe shkoi te braziliani duke i bërtitur për topin e humbur, transmeton Gazeta Express.

Derisa të gjithë po shikonin kah VAR-i nëse goli ishte i rregullt dhe do të pranohej, Viniciusit iu desh ta duroj qortimin që ia bënte Modrici rreth dy minuta.

Braziliani i pranoi kritikat pa bërë zë dhe Karim Benzema u pa duke iu afruar Modricit për ta qetësuar, duke i thënë se adoleshenti tashmë kishte kritikuar mjaftueshëm.

Modrici u largua por duke shfaqur zemërimin, veçanërisht pasi goli i Antoine Griezmannit u pranua.

Megjithatë, Vinicius e fitoi një penallti më vonë, duke dhënë kontributin e tij në fitoren e Realit 3-1 ndaj Atleticos të shtunën.

 

Loading...