Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski në emisionin “Top Tema” tha se me kërkesë të kryeministrit Zoran Zaev do të kërkohet që të tërhiqen të gjithë familjarët e funksionarëve të cilët kanë qenë të punësuar gjatë periudhës së fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ato nuk janë vlerat tona. Siç tha edhe kryeministri Zaev, ne menjëherë kemi filluar që të bëjmë analiza dhe me kërkesën e tij, do të kërkohet që tërhiqen të gjithë. Ajo analizë si do që të jetë nuk është shumë relative, por do ta thërrasim Komisionin për Antikorrupsion që t’i hetojë të gjitha argumentet dhe ne garantojmë se do të veprojmë sipas sugjerimeve të tyre”, tha Mançevski.

Loading...