Një histori e çuditshme ka ndodhur në Palermo të Siçilisë, në Itali.

Gjithçka nisi kur në repartin e gjinekologjisë, erdhi në jetë një vajzë, ku pas lindjes së saj, u paraqitën në repart, tre aspirantë për baballarë.

Që të gjithë mbetën pa fjalë kur panë tre aspirantë të interesuar për të njëjtën grua dhe të njëjtën foshnje.

dhuro

Situata u bë tejet konfuze, duke bërë që të tre aspironin atësinë foshnjës.

Në fillim nisën fyerjet dhe më tej edhe kacafytjet. Bëhet fjalë për tre djem të moshës 31-vjeçare, ku për menaxhimin e situatës, u lajmërua policia.

Gjithçka u zgjidh nga nëna e fëmijës, një vajzë 24-vjeçare, i cili i identifikoi tre të interesuarit për të dhe fëmijët.

Mjekët e nxorën nga spitali vajzën bashkë me foshnjën dhe babanë e vërtetë të vajzës, duke lënë “me gisht në gojë” dy të tjerët.

Gjithë konfuziteti lindi për shkak të tre lidhjeve sentimentale të vajzës në të njëjtën kohë, pa dijeninë e asnjërit.

Lajmi po bën bujë në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihet se si do ecë lidhja e vajzës, me atë që identifikoi si babanë e foshnjës.

Loading...
Global