Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 130 vota pro dhe asnjë kundër ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ratifikimi i hap dritën jeshile anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO.

Pas fjalës së Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha Kuvendi votoi ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Flower

Loading...