Juventusi do të kërkojë të zëvendësojë Paulo Dybalan, nëse ai largohet në verë, me Iscon ose James Rodriguezin.

Raportohet se Real Madridi është duke synuar ta transferojë argjentinasin Dybala verën që vjen dhe Juventusi është i hapur për ta shitur atë, por vetëm nëse i jepet mundësia ta zëvendësojë atë me një yll nga klubi spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Për Juven është raportuar se e dëshiron Iscon, i cili është duke kaluar momente të vështira në Madrid dhe si pasojë synon të largohet në verë.

Megjithatë, tani thuhet se bashkëlojtari i tij, James Rodriguez, është po ashtu objektiv i italianëve, pasi huazimi i tij në Bayern Munich nuk ka shkuar mirë.

 

Loading...