Pas divorcit femrat kanë nevojë që ndjenjat e tyre më të thella t’i ndajnë me miqtë dhe kështu “çlirojnë shpirtin” nga dhembja e cila i mundon, ndërsa meshkujt refuzojnë që të përballen me ndjenjat.

Femrat kanë nevojë për dashuri, ndërkaq meshkujt rrallë falin zemrën e tyre. Ata më vështirë flasin për ndjenjat, për ç’arsye më vështirë e përballojnë divorcin, thonë psikologët.

Pjesëtaret e gjinisë së bukur më shpejt e kuptojnë kur merr fund lidhja, ndërkaq meshkujve u nevojitet diç më shumë kohë.

Pas divorcit, femrat kanë nevojë që ndjenjat e tyre më të thella t’i ndajnë me miqtë dhe me familjen. Ato brenda vetes nuk e grumbullojnë hidhërimin, ndërkaq dhembja kalon, për ç’shkak mund të marrin më shpejt veten.

Ndërkaq, meshkujt nuk i ndajnë emocionet e tyre me të tjerët. Ata më së shpeshti i ndrydhin në vete dhe shtiren sikur çdo gjë është në rregull, thekson Tracey Cocks, terapeute seksuale.

Meshkujt e ngarkojnë veten me punë të shumta, në mënyrë që të mos kenë kohë të mendojnë për ish-partneren, kërkojnë ngushëllim në alkool apo tek femrat e tjera. Ata do të bëjnë çmos që të mos përballen me divorcin dhe me dhembjen të cilat e shoqërojnë pas përfundimit të lidhjes.

Shfaqjen e ndjenjave ata më së shpeshti e konsiderojnë si shenjë dobësie dhe patetizmi, por frikësohen që të mos duken të dobët para miqve të tyre.

Femrat pas divorcit shpesh ndryshojnë dukjen e tyre, frizurën apo stilin e veshjes dhe në këtë mënyrë shfaqin fillimin e jetës së re. Ndërkaq, meshkujt vuajnë në heshtje gjë që aq shumë shfaqet në dukjen e tyre. Lodhja, rraskapitja dhe net pa gjumë lënë gjurmë të dukshme, thotë Cocks.

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...