]

Ditën e sotme është arrestuar një punonjës policie në Shkodër pasi akuzohej se kishte ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Efektivi i arrestuar është Berhan Bajraktari me detyrë Specialist i Policimit ne komunitet (SPZ) Gruemire, Komisariati Policisë Malësi e Madhe.

Mësohet se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon. Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës. Ai i dërgonte të miturës edhe foto e video nudo.

E ëma pohon se pasi ka parë pamjet e turpshme, dhe ka folur me vajzën, ka marrë videot e bashkë me të bijën ka shkuar në komisariatin e Koplikut për ta denoncuar por aty askush nuk e ka pritur. Më pas ajo e ka denoncuar edhe në media ku rasti është bërë edhe publik. Më pas policia ka vepruar dhe ka prangosur policin Berhan Bajraktari.

 

Loading...