Edhe një i lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në autostradën Shkup-Tetovë, ka përfunduar në qendrën e Urgjencës në klinikën e Shkupit.

Para përafërsisht 20 minuta me makinë të ndihmës së shpejtë me targa të Tetovës është sjellë edhe në i lënduar në qendrën Urgjente të Shkupit. I dëmtuari ka qenë me vetëdije dhe shenja jete, mirëpo personeli mjekësor nuk ka mundur të vërtetojë seriozitetin e lëndimeve, sepse sapo kishte arritur.

Derisa gruaja shtatzëne, e cila mbrëmë është pranuar në qendrën Urgjente, sot do të transferohet në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë, në repartin për shtatzëni patologjike, ku intensivisht do të monitorohet gjendja e saj.

Nga të gjithë të lënduarit që janë pranuar mbrëmë dhe është intervenuar, një i lënduar do të transferohet në Klinikën për neurokirurgji, ndërsa një tjetër në Klinikën për traumatologji.

Loading...