]

Dje rreth orës 18.00, në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, është pranuar 35-vjeçari F.M. nga fshati Padalishtë, me plagë thike në krahun e majtë, të cilën ja ka shkaktuar 41-vjeçari B.S. nga i njëjti fshat.

Deri te lëndimi i personit F.M. ka ardhur pas një zënke verbale, që ka ndodhur paraprakisht mes dy minorenëve, familjarë të personit B.S., i cili menjëherë është privuar nga liria, ku është mbajtur në stacionin policorë Gostivar, për procedurë të mëtutjeshme, gjegjësisht deri në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit./TS/

Loading...