]

Gjumi ndikon në zemër, peshë kujtesë dhe në shumë aspekte të tjera.

Mendja juaj është çuditërisht e zënë gjatë gjumit.

Gjatë gjumit ju mund të forconi kujtimet ose aftësitë e “praktikës” të mësuara gjatë kohës sa keni qenë zgjuar (është një proces i quajtur konsolidimi).

“Nëse jeni duke u përpjekur për të mësuar diçka, qoftë fizike ose mendore, ju e mësoni atë në një pikë të caktuar duke e praktikuar”, thotë Dr. Rapoport, i cili është profesor i asociuar në NYU Langone Medical Center. “Por diçka ndodh gjersa fle, gjë që të bën të mësosh më mirë.”

Me fjalë të tjera nëse jeni duke u përpjekur për të mësuar diçka të re – nëse është një gjuhë e re a po një sport si tenisi – ju do të kryeni këto më mirë pas gjumit.

Loading...