Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi padyshim kanë qenë dyshja më e përfolur në showbizz-in shqiptar muajt e fundit.

Pas ngjarjes së Bllokut duket se Elvana, pas disa kohësh mungese në skenën shqiptare do të rikthehet në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

E ndonëse në media ka qarkulluar me shpejtësi ky lajm nuk dihet me siguri, nëse do të ndodhë vërtet kështu, pasi vetë këngëtarja nuk ka lajmëruar për këtë.

Ndër të tjera këngëtarja thuhet se do të performojë këngën “Kuq e Zi”, e cila ka qenë bashkëpunim me Florin.

Sa i përket kantautorit ai ka treguar nëpërmjet Instastories se do të performojë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, por jo në Prishtinë.

Flori do të performojë në një club në zvicër me datë 16 shkurt, për kosovarët atje.

Nuk dimë detaje të tjera për performancën e tij atje, por a dfo t’a këndojë dhe Flori këngën Kuq e Zi ashtu si dhe elvana? A do të këndojnë versionin e tyre së bashku apo do të sjellin versione të reja pa zërin e njëri-tjetrit, ashtu siç kantautori bëri në festën e fundvitit në Tiranë, ku e solli këngën në Shehsin Skëndërbej pa zërin e këngëtares?

Këto mbeten për t’u parë!

Image

Loading...