Familjen e Rametulla Abdurraimit e ka pllakosur dhimbje e madhe për djalin e humbur në tragjedinë e pardjeshme në rrugën Shkup-Tetovë. Vajza e tij, Munisa Abdurraimi edhe pse në moshë vetëm 8 vjeçare, si burrneshë e vërtetë po e përballon dhimbjen edhe pse thotë se babai do t’i mungojë gjithmonë. Duke folur para kamerës së Lajm.Tv, Munisa premton se ajo dhe dy vëllezërit e saj më të vegjël, jetën do ta vazhdojnë sipas porosive të babait të tyre.

Loading...