Kanë kaluar vetëm pak javë nga ndarja nga jeta e nënës së këngëtares Eranda Libohova dhe dhimbja për të vijon të jetë e madhe.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo tregoi se humbja e nënës i ka shkaktuar boshllëk të madh pasi prej vitesh jetonin së bashku. Këngëtarja u shpreh se i mungon përditshmëria me të, por shtoi se ajo ishte nënë e lumtur dhe se i ka lënë shumë kujtime.

“Unë kam jetuar me mamin. Është shumë e dhimbshme për mua. Nëna është dashuri e madhe dhe një mikja ime para disa kohësh kishte kaluar të njëjtën situatë dhe më tha: “Njeriu nuk ngopet kurrë me nënën, do ta ketë aty gjithë jetën”. Unë kam jetuar me të dhe më mungon e përditshmja me të, shoh vendin ku rrinte… Kur dilja unë në televizor ajo kënaqej. Cikli i jetës ky është, nuk ke ç’bën. Ajo ka qenë një nënë e lumtur, por çdokush e ka brenda dhimbjen e humbjes”, tregoi Libohova

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...