Asaf Ademi punëson motrën në ELEM, shpërthen revolta në anëtarësinë e Lëvizjes Besa në Gostivar Revoltë tek anëtarësia e Lëvizjes Besa në Gostivar. Në redaksi kanë arritur mesazhe nga aktivistë të Lëvizjes Besa të cilët zbulojnë se së fundmi ministri Asaf Ademi ka punësuar motrën në ELEM, duke anashkaluar anëtarët e partisë.

Vërejtjet e tyre nuk mbarojnë me kaq. Këshilltari komunal nga radhët e Besës, Telat Fetai ka punësuar gruan në komunën e Gostivarit. Ata njofotojnë se edhe Emërli Asani, anëtar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa ka punësuar gruan në Pallatin e Kulturës në Gostivar. Anëtarët e Lëvizjes Besa që kontaktuan redaksinë shprehen të zhgënjyer nga funksionarët e partisë, pasi siç shprehen, ata vrapuan pas partisë ndërsa punësohen anëtarë të familjeve të funksionarëve. Kujtojmë që ministri Ademi ishte cak i mediave pas publikimit të lajmit se bashkëshortja e tij kishte fituar fonde nga Agjencia për Inovacione.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src="//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();