Legjenda e muzikës pop, Micheal Jackson vazhdon të prodhojë polemika dhe skandale edhe pas vdekjes së tij. Sipas gazetës ‘The Sun’, të paktën 11 persona kanë kërkuar zhavrrosjen e eshtrave të këngëtarit për të bërë analizat e ADN-së pasi dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me disa fëmijë.

Ekspertët mjeko-ligjorë thanë për Radar se gjurmët e lëkurës dhe thonjve kanë mbetur në trupin e tij.

“Provat e krimeve janë varrosur së bashku me Michael”.

Por këto informacione janë hedhur poshtë nga “Michael Jackson Estate”, që bëri një deklaratë duke thënë se trupi i këngëtarit nuk do të zhvarroset për testet e ADN-së. Ndërsa shtoi se ishin të habitur pasi askush nuk i kishte lajmëruar për këtë zhvillim të pazakontë.

“Artikulli është i mbushur me deklarata të rreme,”-shkroi Michael Jackson Estate.

Loading...