Një video dramatike tregon një zjarr masiv që erdhi si rezultat i një shpërthimi të madh në një vend të deponimit të ujit të kripur në Dakotën e Veriut.

Nuk pati njoftime për të lënduar nga zjarri i së enjtes.

Zjarri u filmua nga banorët e qytetit më të afërt, Watford City.

Shpërthimi çoi në një zjarr të fortë për shkak të fuçive të naftës dhe gazit.

“Ne shikuam nga dritarja dhe ndoshta flakët ishin 150 metra në ajër”, tha Ashley Labbe, i cili gjithashtu ishte dëshmitar i zjarrit.

Autoritetet thonë se rreth 1.4 milion dollarë naftë dhe gaz u shkrumbuan në zjarr.