Votimi elektronik dhe baza biometrike e të dhënave të votuesve duhet të jenë dy risitë teknologjike të cilat do të duhet së shpejti të aplikohen nga KSHZ-ja në ciklet zgjedhore. Kështu vlerësojnë ekspertët e organizatave ndërkombëtare të cilët bashkëpunojnë me KSHZ-në në zgjedhje. Kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski tha se këto teknologji zgjedhore duhet të zbatohen edhe në Maqedoni por nuk do të mund të aplikohen aq shpejt deri në zgjedhjet presidenciale.