Savash VELIU

Sërish shqiptarët e maqedonisë u vënduan si popull autokton në sprovë ekzistenciale që i rrezikohet identiteti kombëtar edhe pasiParlamenti i Maqedonisë votoi ndryshimet kushtetuese, ndërsa me këtë – përfundoi procesi i Marrëveshjes së Prespës ndoshta përfundoi edhe procesi i shqiptarëve për një çerek shekulli tjetër!

Sot Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, bën lëvizjet sipas porosive të LSDM-së (Partisë Komuniste) që i lëvizin telat ndaj shqiptarëve në stilin e Gligorovit që e nisi ardhjen e tij në politikë duke zbatuar platformën prapa shpinës së shqiptarëve naivisht duke formuluar draft-amendamentet përtej suazës së rekomanduar nga Marrëveshja e Prespës, ose duke bërë edhe një hap bile skandaloz dhe flagrant, duke formuluar edhe një amendament shtesë mbi ridefinimin arbitrar të Maqedonisë veriore si shtet ekskluzivisht të identitetit maqedono-centriste, duke injoruar edhe amendamentet e shqiptarëve ku ai edhe debatin publik e bëri sa për sy e faqe ndër shqiptarët me kukulla të shoqërisë ‘’civilo-akademike”!

Gjatë analizave fatkeqësisht gjitnjë kam pasur të drejtë se mashtrimet mbi lojrat e kurdisura nga sllavët ndaj fatit të shqiptarëve në momentet më vendimtare e më senzitive nuk bëhen pa bekimin e ndërkombëtarëve posaçërisht me ndryshimet kushtetuese të maqedonisë në atë veriore, ku në fakt në paket aranzhmanin me paradije shqiptarët si popull autokton futen si pakicë endacake që ua rrezikon identitetin i tij si popull … shpresoj të mos kem të drejtë!

Ca opinionist ngrejnë dyshime që ky kundërshtim ka origjinë nga kuzhinat ruse si pasojë e humbjes së ndikimit gjeostrategjik të Rusis mbi Ballkanin Perendimor në rast të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si dhe faktorizimin rajonal të Greqisë.

Botërisht dihet se ky proces i zbatimit të marrëveshjes së Prespës përkrahet nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, NATO dhe nga Bashkimi Evropian si gjithherë, sepse është fabrikat i tyre.

Por sërish sot sllavo-perëndimorët na friksojnë me gogola se po rezikohet autoktonia shqiptare ballkano-jugperëndimor nga influenca e shërbimimeve sekrete dhe diplomatike ruso-serbe që është bllofi i ulët si dhe absurdi më i madh sa vet Rusia, që duhet një njeri normal ta pranoj këtë si akt talljeje me mendjen e shqiptarëve kur dihet se Rusia dhe Serbia si fuqi politiko-ushtarake përball Aleancës Veri Atllantike janë një Zero e madhe që s’rrezikojn rajonin aq sa trumbetohet nga perëndimi sepse ato janë në luftë të mbijetesës përball maqinerisë gllabëruese perëndimore si fuqi rajonale e më gjërë që i godet kufijtë ruse thellë në territoret e saja duke i tërhequr nën magnetin e saj dominues shtetet përreth!

E gjithë ky spektërteatral është për ti shtyrë shqiptarët qorazi drejtë impletimit të marrëveshjeve të shumta pa pritshmërit e veta siç ishte edhe Referendumi i fundit që tani ripërsëritet nën emrin ‘Marrëveshja e Prespës’ që vijnë me ndryshimet e reja globale në planin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të nivelit rajonal e më gjerë që imponohet si një nevojë urgjente për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO dhe BE sepse përndryshe mund të na ik ‘treni i fundit’ dhe gjithë në të të mbesim ‘’goll hasan’’, që është sa naive aq edhe qesharake!? Dmth, i gjithë ky teatër bëhet për ta shkëputur shtetin Ilirik (Ballkanin Perëndimor) kinse nga sfera e infuencës Ruso-Serbe që ata për sot kanë influenc të zbehtë në rajonin e dominuar nga NATO, një gjendje që më së miri këtë realitet e dëshmon tentativa e grusht shtetit të pasukseshëm mbi shtetin më të vogël Malin e Zi!

Tani të kthehemi në esencë të projektplanit të kurdisur si
‘karrem’ duke mos haruar se edhe këto ndryshime kushtetuese për implementimin e Marrëveshjes së Prespës do të kalojnë pa zgjidhjen e statusit juridik-kushtetues të shqiptarëve si popull shtetformues, do mbeten si pakicë kombëtare pa status të gjuhës shqipe zyrtare e jo më edhe si gjuhë që e flasin 20% e qytetarëve, që ajo nesër të etiketohet si akt i kryer me fajin  edhe të vetë shqiptarëve dhe të drejtuesve të partive politike të paorientuar në këto hutira!

Prandaj të mos njejtësohet përkatësia kombëtare me shtetësinë, por të kerkohet që gjuha shqipe të rregullohet me kushtetutë e jo me ligj. Tërë partitë shqiptare të kërkojnë që gjuha shqipe të rregullohet me preambull Kushtetutare sepse shqiptarët nuk duhet të quhen ‘maqedonas’ sepse ajo jep të drejtën që gjatë regjistrimit banorët të quhen qytetar maqedonas. Kështu do të jet më mirë për të gjithë sepse së fundi shteti le të quhet edhe si ‘shtet i qytetarëve të maqedonisë veriore’!