Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së Arsenalit ndaj Chelseat.

Arsenali ka fituar në derbin londinez ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Kjo fitore e Topçinjve erdhi falë golave nga dyshja franceze, sulmuesi Alexander Lacazette dhe mbrojtësi Laurent Koscielny.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe me mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje shumë të mirë.

Pas kësaj fitore të madhe, Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale për të treguar se është krenar me bashkëlojtarët.

“Ju thashë se ishim gati! Jam shumë shumë krenar për këtë ekip sot”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Xhaka është njëri nga lojtarët kryesorë të Arsenalit këtë sezon, pasi Unai Emery nuk e fillon ndeshjen pa shqiptarin në formacion.

Arsenali momentalisht renditet në pozitën e pestë me 44 pikë apo vetëm tri më pak se Chelsea në vendin e katërt.