]

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi për gazetën greke “Naftemboriki” shpreh bindje se Marrëveshja e Prespës do të kalojë në Parlamentin grek, edhe pse thotë se nuk dëshiron që t’i komentojë ngjarjet e brendshme politike në Greqi dhe shton se marrëveshja është e dobishme për qytetarët e të dy vendeve, raportoi korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

“Pavarësisht nga reagimet e opozitës dhe të dy vendeve, Marrëveshja e Prespës është e mirë, kontribuon për stabilitetin në brendësi të Greqisë dhe të Maqedonisë, por edhe në stabilitetin e rajonit më të gjerë”, tha Xhaferi.

Spikeri i Kuvendit thotë se edhe përkundër refuzimit të Presidentit Ivanov që të nënshkruajë ndryshimet kushtetuese, ato hynë në fuqi.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i detyruar që të nënshkruajë mbi bazën e shumicës kuvendore, ndërsa refuzimi i tij është tërësisht kundërkushtetues. Duhej, herën e dytë  kur në duart e tij arritën amendamentet t’i nënshkruante, sepse Maqedonia është shtet me demokraci parlamentare edhe përkundër refuzimit të Ivanovit marrëveshja është në fuqi. Gjithsesi, ekziston edhe Gjykata Kushtetuese”, thotë Xhaferi.

I pyetur për kërkesën nga ana e opozitës greke që të jepet në shqyrtim përmbajtja e plotë e Kushtetutës së Maqedonisë, Xhaferi thotë se lidhur me detyrimet tona, MPJ-së greke dhe Parlamentit i kemi dërguar  amendamentet kushtetuese dhe Notë verbale, ndërsa nuk është krijuar diçka shtesë. .

Loading...