VMRO-ja ka lëshuar sot një komunikatë ku thekson se kryeministri Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij nuk guxojnë ta përdorin emrin Maqedoni dhe prefiksin maqedonas, as në rrjetet sociale. “Zaevi publikisht në media betohej se askush nuk do ta ndryshojë emërtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa tani duhet të ketë kujdes të mos përdor emrin e vendit as në rrjetet sociale. Qeveria e LSDM-së për dy vite i shiti interesat më të mëdha kombëtare dhe shtetërore ndërsa me Marrëveshjen e Prespës përveç emrit kushtetues ndryshohet identiteti, dhe fshihet gjuha, historia dhe kultura maqedonase”, thuhet në komunikatën e VMRO-së. /SHENJA/