NGA Savash VELIU

…Historikisht shqiptarët kishin nevojë për personalitet madhështor dhe të fortë, që do ti mbronte nga invadimi i armiqve dhe do ti siguronte nga trazirat e brendshme, dhe kjo dëshirë u sendërtua me paraqitjen e shtetit Osman, ku shpresa e tyre ishte e kulluar, të jenë të mbrojtur nga fqinjësia agresive që brenda Perandorisë së përbashkët do ta mbronte dhe madhëronte Fjalën e Zotit!

Gjatë kësaj periudhe delikate shqiptarët i përballuan vështirësitë duke u shquarë me trimëri dhe konsekuence fetare për drejtësi objektive ndër popujtë e kohës që ishin ithtarë të këtij shteti duke u sjellur dobi muslimanëve dhe popujve jo-musliman.

Por kur qarqetë sunduese arritën të përçajnë popujtë perandorake mbi baza nacionale allabritanike në të edhe shqiptarët, një periudhë kur perandoria ishte e zënë keq me luftërat kundër fuqive të mëdha evropiane dhe rusisë cariste atëherë, ata të gjithë humbën liritë dhe vatanet e tyre kombëtare që iu ishte premtuar gjatë kryengritjeve kundrejtë Portës së Lartë të Stambollit!

Në ato kohëra të pështira portës së lartë iu vërsulën si evropa, rusia nga brenda arabët, kurdët, rajoni i kaukazit mes tyre edhe shqiptarët me shpresë se do krijoninë shtetet e tyre të ‘’Premtuara Nacionale’’ të cilët më vonë u ndëshkuan po nga ‘ata’ që i nxitën në këtë rrugë të gabueshëm duke mbetur të copëtuar mes qarqeve sunduese të cilët i shtrirrën perandoritë e tyre në gjërësira më të mëdhaja gjeografike kurse shqiptarët të ndarë përfunduan mes shteteve të zgjeruara ballkanike! Kjo ndodhi kur popujtë musliman prishën harmonin e ‘Unitetit’ që e gëzonin brenda perandorisë federale të mashtruar nga fuqitë evropiane që më pas qarqet sunduese përgjumimin e më vonshëm të shfrytëzojnë në maksimum prej nga korrën fitoret madhore që do vazhdoj një goxha shekull resht!

Kur popujtë musliman ‘Tradhëtuan’ shtetin e përbashkët haruan se tradhëtia shpërblehet   me tradhëti si thikë pas shpine e organizuar nga fuqitë e mëdha të detyruar të lënë besimin në Zot dhe ai më pas të zëvendësohet me mite të rreme që i morri në qafë popujtë për qindëvitetë e ardhshme…!  Shqiptarët duke qenë si popull dinjitoz u kthyen në popullë rrenegat që të vuajnë nën peshën e aktit të gabuar në çastin kur u larguan nga shpirtërorja. Shqiptarët përjetuan pas pavarësisë golgotatë më të mëdhaja e sidomos në periudhën e diktaturës së Enver Hoxhës që shpalli fushatën e ‘’thikave të gjata’’ ndaj shpirtërores që me tanke dhe eksploziv u shkatërruan pikërisht kishat katolike dhe xhamitë muslimane. Pas pavarësisë ishte ploja më e madhe e organizuar ndaj shpirtit shqiptar që sakatoi ndjenjat morale njerëzore që mendjet i burgosi në ‘aksidentale’, dmth. logjikës së kufizuar që mbështet epshet shtazarake duke larguar hyjnoren.

Prandaj shqiptarët kanë nevojë për një personalitet madhor jo-mitik, që do ti mbroj tani nga armiku i brendshëm, dmth, nga vetvetja, sepse kanë humbur sensin e besimit në vete ngase atë e shoqëron një ‘’shoqëri e vdekur’’ regressiste që prodhonë udhëheqës politik të paaftë mbi çështjet të kauzës kombëtare madhore që do krijoj shtetësin unike duke i siguruar nga traziratë kseno-narcizoide të përforcuar mbi paradigma glorifikuese shpifëse të paqena largë  të vërtetës historike!

Po të dëgjohej atë kohë Sami Frashëri kur me përkushtim porosiste shqiptarët se; … ’’Nëse adhurimin ndaj Zotit tim e quani sëmundje, atëherë nuk dua të shërrohem’’, ai kështu klithte ngase e parandjente bjerjen në këtë gjendje mjeruese që jemi sot!

Historia u përgjigjet pyetjeve të rëndësishme të jetës se, ‘’Liri quhet çlirimi i shpirtit e jo çlirimi i mendjes (i egos), sepse poqëse çlirohet shpirti ajo udhëzon kah e vërteta, ndërsa poqëse çlirohet mendja (egoja) ajo udhëzon kah qejfet dhe dëshirat shfrenuese!

Prandaj po do të jetosh përgjithmonë ndëgjoje Zotin! Derisa si ruajnë shqiptarët tiparet fetare si shoqëri kurr i Madhi Zot nuk do ti ndihmoj në çështjet ekzistenciale të tyre. Kjo është drejtësia e Zotit!

Vigjilenc është të jesh në dije se, ‘Alltari i politikës ideologjike është gënjeshtra, ndërsa alltari i Idealit madhor është vetflijimi për hirë të së vërtetës’!

Loading...