Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka theksuar se qëllimi i klubit është që të gjejnë zgjidhje për të ardhmen e Munir El Haddadit në janar, më para se të presin deri në verë

Tekniku 54 vjeçar ka qartësuar se si Blaugrana ashtu edhe spanjollo-marokeni kanë vendosur që ti ndajnë rrugët.

“Munir ka bërë një vendim dhe klubi e ka shfrytëzuar atë”, tha ai në konferencën për shtyp te mërkurën .

“Ne dëshirojmë një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur, sidomos në këtë afat kalimtar”.

“Nuk kam asgjë kundër Munir, përderisa ai ka luajtur dhe stërvitur mirë me ne kështu që nuk kam çka të shtoj për këtë gjë”.

Valverde ka diskutuar po ashtu ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit për 1/8-ën e finales kundër Levantes.

“Ne jemi dy skuadra që shënojmë por edhe pësojmë shumë gola”, shtoi ai.

“Është një ndeshje e hapur, kurse ne edhe pse jemi favorit, Levante mund të jetë e rrezikshme. Ne dëshirojmë që të kalojmë tutje dhe ne do të shkojmë edhe në fushën e tyre”.

“Be do të bëjmë ndryshime dhe supozoj që edhe ata do ta bëjnë të njëjtën”.