Valbona Selimllari është padyshim një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila ndonëse mbush 47 vjeçe këtë vit, duket më në formë se kurrë!

Në fytyrën e Valbonës nuk kemi parë asnjë rrudhë dhe mesa duket, më në fund sot është zbuluar se kjo nuk është për shkak të genetikës, por për ndërhyrjet që ish-missi shqiptar ka bërë në lëkurën e saj.

Së fundmi, Valbona ka publikuar një video në Instastory ku shihet se po trajton fytyrën dhe po heq rrudhat e saj me gjilpërë.

Lënda që injektohet në fytyrë mbi indet redukton rrudhat në lëkurë nëpërmjet hidratimit dhe restaurimit dermal të indeve.

Ndërsa në postim tregohet momenti kur bëhet trajtimi, duket se Valbona është mësuar prej tij dhe nuk e ka aspak të dhimbshme.

ImageImage