Vajza e ish-deputetes të Partisë Demokratike, Albina Dedës, shpesh është vënë përballë sulmeve.

Ada Deda është një nga modelet më sexy dhe shpeshherë është bërë pjesë e mediave rozë. Ajo shquhet për format e saj të përsosura, të cilat dhe nuk heziton aspak t’i ekspozojë në rrjete sociale.

Image

Por, nuk kanë qenë të pakta komentet negative që ajo ka marrë, e krejt kjo për pamjen e saj, ku shumë prej tyre i shkruajnë se ajo ka kryer operacione të shumta plastike, për të prekur perfeksionin.

Por sfida më e fundit ‘10 vite më parë’ duket se ka bërë të gjithë të heshtin. Ajo ka ndarë një foto, kur ishte vetëm 9 vjeç.

Nga foto dallohet se nuk ka humbur asnjë nga tiparet e modeles që sot është 19 vjeç.

ImageImage