Dejan Lovren është dënuar me një ndeshje nga UEFA për komentet e tij të bëra në rrjetet sociale pas ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës në vitin e kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi kroat i Liverpoolit publikoi një video në Instagram, ku bën komente të rënda ndaj Ramosit, transmeton Gazeta Express.

“Spanjollët janë një tufë femrash. I dhashë një bërryl të mirë, tani le të flasë”, kishte thënë kroati për Ramosin.

Pra Lovren do të mungojë për Kroacinë në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit më 21 mars në kuadër të kualifikimeve EURO 2020, pas dënimit që mori sot nga UEFA.

 

Loading...