Neglizhimi dhe lufta e pistë diplomatike e Serbisë karshi Kosovës ka bërë që kjo e fundit të vendosë taksë 100% për gjitha mallrat serbe.

Mirëpo, ndryshe po vepron një shtet mik i Kosovës. Turqia, e udhëhequr nga Rexhep Taip Erdogan, ka miratuar në Parlamentin e saj një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Serbisë dhe Turqisë.

Kësisoj, kjo do të krijojë kushte për rritjen e numrit të produkteve pa doganë në mes të dy vendeve, transmetojnë mediet kosovare.

Beogradi zyrtar ka konfirmuar lajmin rreth taksës 0%.

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Ljajiç ka folur rreth marrëveshjes që, sipas tij, do t’i sjellë të mira shteteve përkatëse.

“Presim që marrëveshja të jetë një nxitje e fuqishme për të rritur eksportet në Turqi dhe për të zgjeruar volumin e tregtisë mes dy vendeve, e cila për herë të parë ka tejkaluar shifrën prej një miliard eurosh”, është shprehur numri dy i qeverisë serbe.

Loading...