Kim Jong Un dhe Donald Trump do të zhvillojnë sërish një tjetër samit dypalësh në fund të muajit shkurt.

Lajmin e ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë, ndërsa axhenda e bisedimeve do të zbulohet gjatë ditëve në vijim. Njoftimi për samitin vjen pas takimit mes presidentit Trump dhe të dërguarit kryesor të çështjeve bërthamore të Koresë së Veriut Kim Yong Chol.

Takimi cili zgjati rreth 90 minuta ku shefi I shtepise se bardhe dhe eksperti I ceshtjebve berthamore përcaktuan temat e diskutimit mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Të premten, Kim Yong Chol zhvilloi takime edhe me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në Uashington.

Qëllimi ishte rifillimi i negociatave rreth çarmatimit bërthamor, të cilat janë shtyrë për muaj me radhë për shkak refuzimit të Phenianit për të përmbushur kërkesën e Uashingtonit.