]

Frenkie de Jong ka zgjedhur që ti jep fund këtë muaj sagës së tij të transferëve për të kaluar në Barcelonë

Ka pasur shumë kthesa gjatë rrugës së tij, me holandezin që papritur ishte shumë afër Paris Saint-Germain në një pikë, por e ardhmja e tij tani është në Kataloni.

Ka disa aktor në këtë tregim dhe ne kemi shikuar rolet që ata i kanë pasur për të realizuar këtë transfer.

Josep Maria Bartomeu

Presidenti i Barcelonës është involvuar personalisht në operacion.

Bashke me menaxherin gjeneral Pep Segura, sekretarin teknik Eric Abidal dhe asistentin Ramon Planes, Bartomeu ka udhëtuar në Amsterdam për ta bindur vet lojtarin.

Presidenti nuk dëshironte që ky tregim të përfundonte si një dështim në pjesën e tij dhe i përveshi mëngët që kjo të ndodh.

Marc Overmars

Marc Overmars, drejtori sportiv i Ajaxit dhe ish lojtar i Barcelonës, ishte në krye të detyrës gjatë bisedave me Barcelonën dhe ai e këshilloi De Jong që të shkonte në Kataloni.

Barcelona ka një shok si Overmars, i cili ka arritur që të ecë shumë përpara si me objektivat e tij ashtu edhe të klubit holandez.

Ali Dursun

Agjenti i lojtarit po ashtu, logjikisht, ishte shumë i angazhuar për këtë punë.

Barcelona është ndier paksa e tradhtuar sepse Blaugranas i është thënë se ata tashmë kanë fjalën e De Jongut që ai do ti bashkohet atyre.

Pastaj erdhën raportet që ai po shkon në Paris, por tani oferta e PSG-së ishte më e ulët së 75 milionë euro kurse Barcelona mund ta rrit në 90 milionë, pra ishte një mundësi që të fitohet më shumë para me klubin katalonas dhe Dursumin që i ishte thënë se De Jon nga të gjitha skuadrat e tjera ka vendosur që të luajë për skuadrën nga Camp Nou.

Antero Henrique

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique është akuzuar se e ka shtyrë klubin e tij para kur ishte shumë vonë.

Pasi kanë humbur betejën e tyre për të nënshkruar me mesfushorin, thuhet se Nasser Al-Khelaifi e ka humbur besimin e tij në drejtorin dhe punën e tij të vazhdushëm në mënyrë të pazakont.

John de Jong

Babai i lojtarit, John de Jong po ashtu ka luajtur një rol vital.

Dëshira e tij ishte gjithmonë që djali i tij të vishte ngjyrat e klubit katalonas dhe ai kurrë nuk e ka fshehur këtë.

“Mundësitë janë që ai 95 për qind të largohet nga Ajaxi dhe Barcelona është destinacioni më i mirë për të”, kishte thënë ai jo shumë kohë më parë.

“Ai ka nevojë të vendos, por është një djalë inteligjent”.

Këshilla e tij për djalin e tij sigurisht që ka pasur një efekt.

 

Loading...