Grabitjet kanë njohur së fundmi një trend në rritje në të gjithë Shqipërinë, por në Tepelenë mbrëmjen e djeshme është shënuar një rast i paprecedentë, pasi në vetëm 15 minuta “skifterët” kanë rrëmbyer ç’të mundin në një supermarket, një banesë dykatëshe dhe një pastiçeri.

Ende nuk dihet sa mund të jetë dëmi në të tre grabitjet e njëpasnjëshme, por mësohet se në dyqan janë vjedhur dy steka cigare dhe ushqime, ndërsa në pastiçeri 20 mijë lekë të vjetra. Hajdutët që vodhën mbrëmë supermarketin kanë marrë me vete edhe kamerat e sigurisë.

Policia dyshon se grabitësit janë nj