Thellohet bilanci i viktimave në aksidentin e Tepelenës.

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob, ku 3 persona kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Mësohet se një automjet është përplasur fillimisht me një motor.

Më pas, një autobus ka ndaluar dhe pasagjerët kanë zbritur për t’i ardhur në ndihmë personave të lënduar, por një tjetër automjet ka marrë përpara disa prej tyre.

Loading...