Pasi një ditë më parë pësoi një disfatë katastrofike nga Dhoma e Përfaqësuesve për çështjen e planit të Brexit, Kryeministrja Britanike Theresa May, sot u përball edhe me një sfidë tjetër.
Megjithatë, kësaj të fundit, mocionit për mosbesim, ajo i mbijetoi pasi fitoi betejën me 335 vota për e 306 kundër mocionit të Qeverisë aktuale.

Deputetët Rebel Tory dhe DUP – të cilët 24 orë më parë e hodhën poshtë planin e kryeministres britanike për Brexit – votuan për ta mbajtur atë në Downing Street si udhëheqëse.

Poashtu Jeremy Corbyn një ditë më parë argumentoi se administrata e Zonjës së Madhe Theresa May, kishte humbur të drejtën për të qeverisur.
Theresa May tha se do të fillojë bisedimet me krerët e tjerë të partisë për të gjetur një kompromis për çështjen e Brexit.

Duke reaguar ndaj rezultatit, May u tha deputetëve se do të “vazhdojë të punojë për të përmbushur premtimin solemn për popullin e këtij vendi për të dhënë rezultatin e referendumit dhe për ta lënë Bashkimin Europian”.

Ajo i ftoi udhëheqësit e të gjitha partive që të zhvillonin takime individuale me të në rrugën drejt Brexit – duke filluar sonte – por u bëri thirrje atyre t’u afroheshin me një “frymë konstruktive”.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje që janë të negociueshme dhe komandojnë mbështetje të mjaftueshme në këtë Dhomë,” shtoi ajo,