Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se iniciativa për bashkimin e Mitrovicës, është proces i pandashëm.

Në një shkrim të publikuar në facebook, ai ka ndarë një mesazh të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të shkrepur gjatë një takimi të zhvilluar me kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtirin, njofton Klan Kosova.

”Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”.

Loading...