Siç merr vesht Pa Censurë, Jane Çento i cili ndodhet në paraburgimin e Shkupit është sulmuar brutalisht nga tre të paraburgosur shqiptarë por kur gardianët kanë arritur në vendngjarje konflikti është përkeqësar.

“E kanë keqtrajtuar shumë edhe të dënuarit edhe gardianët,e kanë tërhequr zvarrë për toke, e kanë goditur shumë” tha njëri nga të paraburgosurit nga Shutka për Pa Censurë.

Jani Çento akuzohet për sulmin ndaj liderit të ASH-së Ziadin Sela, ndaj dhe motivi i fillimit të sulmit ndaj tij, thuhet se ka qenë pikërisht arsyeja e veprës për të cilën akuzohet!