Më 18 janar përfundon afati për aplikim të personave fizikë dhe juridikë, për subvencionim të kamatave të kredive bankare.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë vetëm ata që kanë shfrytëzuar mjete nga programi IPARD dhe që kanë marrë kredi përmes bankave pas 25 dhjetorit të vitit 2016.
Ndihma financiare do të jetë në lartësinë e 50% për shumën e kamatës e cila nuk duhet të jetë më e lartë se 8% , për një periudhë prej 10 vjetësh.

Kusht për të përfituar këtë ndihmë është lartësia e kredisë së marrë e cila nuk duhet të kalojë shumën prej 500 mijë eurove.

Një shfrytëzues I ndihmës nga programi IPARD, mund të aplikojë vetëm për njërën nga masat , ose të dorëzojë dy aplikime të veçanta për masa të ndryshme nga Programi për Zhvillim Rural për vitin 2018.

Agjencia për Pagesa ndërkohë, ka paralajmëruar përgatitjen e një ligji të ri , sipas të cilit synohet të vihet rregull në pjesën e konsulentëve, të cilët jo vetëm që duhet të pajisen me licenca, por duhet të formojnë edhe Odën e tyre.

Duhet të licencohen edhe konsulentët që tashmë dy decenie punojnë në këtë sferë. Kjo bëhet me qëllim që bujqit dhe ndërmarrjet të mund të marrin shërbime më cilësore dh e të përmirësohet cilësia e aplikimeve për programin IPARD.
Rrjedhin afatet edhe për aplikim për masën IPARD 2 për të cilën mund të aplikohet deri më 29 janar për 13.2 milion eurot e planifikuara në fonde të dedikuara për investime nga industria përpunuese.

Deri më 9 shkurt, përsëri mund të aplikohet për investime në fermat bujqësore për çka janë paraparë 11.8 milion euro.