Një student i Fakultetit të Arkitekturës tha se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Policinë e Shtetit që të ndërhyjë mbrëmjen e sotme për të shpërndarë studentët e ngujuar nëpër fakultete.

Studentë të tjetër denoncuan dhunën e policisë private, ndërsa shtuan se ata nuk i lejojnë të marrin ushqim dhe të hyjnë në fakultete.

Studenti: Është një urdhër politik që ka ardhur direkt nga kryeministri Edi Rama që të gjithë fakultetet do të lirohen, por asnjë fakultet në Tiranë nuk do të lirohen. Fakulteti është i joni, i studentëve. I ftoj të gjithë shqiptarët ta shikojnë që sonte Policia e Shtetit do të tentojë në të gjitha mënyrat që të ndërprerë këtë ngujim të studentëve në çdo fakultet, por nuk do t’ia arrijë dot. Forca jonë është e madhe dhe ne jemi shumicë dërrmuese. Kemi mbështetjen e gjithë popullit shqiptar. Nesër nuk do të ketë mësim. T’i lënë demagogjitë politike nuk ka studentët me bindje politike. Kauza jonë do të arrijë drejt suksesit.