Nga Elbasan Geci

Nga titulli ky shkrim duket disi i quditshëm sepse dikush mund të pyes se athua deri me tani nuk ka qenë koha e studentëve! Mbase ka qenë por nuk e kanë treguar vetën për arsye të ndryshme disa nga frika e disa nga benificionet të cilat i kanë pasur nga profesor të ndryshem si nota e disa avancime të ndryshme. Por, sot ka ardhë koha që ta ngrisim zërin dhe t’i themi mjaftë ketyre padrejtësive që po u ndodhin studentëve të Republikës së Kosovës.
Mos u frikësoni të nderuar edhe pse mbrenda disa fakulteteve egziston një lloj empirizmi klasik kisha me qujt, mirpo mos u frikësoni sepse nëse unë nuk fals, ti nuk flet .., athua kush do të vij dhe të tregoj për parregullsitë në Universitetin tonë a mos po mendon qe studentët Gjerman do të vijnë apo ata Amerikan jo asnjëri.

Unë jam Student i Fakultetit Filozofik dhe cdo dit e më shumë shoh parregullsi shoh profesor të cilet nuk vijnë në ligjerata me muaj e kurse paga mujore u vazhdon, shoh profesor që marrin mbi 1000euro në muajt dhe cilësia e ligjeratës së tyre është për të ardhur keq thjesht vijnë i ndajn disa seminare dhe për krejt vitin akademin me i mbledh krejt thuja vetëm 1 orë a ka ligjeru a jo, pjesen tjeter e kryejn studentët. Pastaj, ka edhe nga ata të cilët vetëm vijnë dhe i shkruajn në sllajde disa pika rreth njesisë dhe i lexojnë (po u bëj thirrje se edhe unë këtë punë jam në gjendje me ba bile edhe me një pagë prej 500euro sepse me lexu dim të gjithë).

Madje më e keqja është edhe mosrespektimi i orarit të punës ku vinë dhe shkojnë kur të duan, pa përgjegjësia ndaj studentit, mos mbajtja e konsultimeve, vlersimi në menyre të gabuar ku në Filozofik disa profesor e vlerësojnë memorien dhe jo logjiken dhe une atyre po u them se ne jemi qenie njerëzore dhe jo kompjuter.

Por, krahas parregullsive ka edhe gjëra pozitive sepse unë nuk jam student që flet vetëm negativisht mirpo thjesht realitetin po e shpreh. Ka disa profesorë të cilët janë për lakmi dhe nuk mundesh asnjë student me ndegju duke fol dicka keq për të, sic është Prof. Muhamet Mala – i cili është në gjendje të flas me orë në këmbë duke shtjelluar deri në pikë të fundit temën, vlerësimin e ka në rregull pa anësi, respekton orarin e punës – pra me këtë profesor kam pasur edhe fat edhe fatkeqësi. Fat kam pasur që më ka ligjeruar për 3 semestra dhe fatkeqsi që nuk ligjeron edhe më tej edhe në vitin e dytë dhe tretë.
Pastaj është Prof. Gazmend Rizaj i cili ndodhë që vjenë 5 minuta para kohe(gjë që disa të tjerë kanë harruar kur kanë ardhur me kohë e lëre më parakohe), dhe inkurajon studentët të mësojnë dhe të mirren me shkencën seriozisht. Prof. Ibrahim Gashi dhe Nuri Bexheti po ashtu janë profa të cilët kanë një mënyr të vecantë të shpjegimit dhe na mësojnë gjëra tepër të veqanta duke i ikur shablloneve dhe sistemit ku profi vjen dhe flet 1 or pa nderpre, pa marrë shembuj, pa ua dhënë studentëve fjalen dhe duke mos u lënë të degjohet askush. Kjo është empirizëm i epokës moderne. Pra, kta e bëjnë ligjeratën tepër atraktive dhe të kapshme të shoqruar me shembuj dhe bëjnë një menyrë tepër të vecantë të analitikës.

Student ti je vlera e një populli ngase sikur një popull të mos jetë i shkolluar ai do të shkoj drejtë zhdukjes sepse Historia na ka mësuar që nuk duhet ta harrojmë të kaluarën sepse ajo përseritet, Ekonomia na mëson që duhet të punojmë shumë që ta ngrisim shtetin tonë në anën ekonomike, Shkencat Politike na mësojnë se duhet të kemi një diplomaci të avancuar për ta shfrytëzuar paqen dhe në luftë si ta bëjmë luften. Të gjitha këto na i mëson fakulteti të cilin disa profesor po tentojnë të nae prishin, por jo.

Student iu inkurajoj të raportoni të keqen, ta përkrahni të miren dhe të vazhdoni drejtë suksesit me hapa të sigurtë.
Universiteti është i studnetave jo i profesorëve e dekanëve, ata të cilet deshirojnë të hapin ndonjë Universitet privat kushtetuta e vendit tonë ua lejon mirëpo ajo nuk ua lejon privatizimin e Universitetit publik.

#STUDENTËTJANËPOPULLI

Loading...