Sulmuesi italian, Giuseppe Rossi, është duke u stërvitur me ish-klubin e tij, Manchester Unitedin.

Rossi ka vendosur që të stërvitet me Unitedin në mënyrë që të përgatitet fizikisht për t’u kthyer në fushë, dhe të fitojë ndonjë interesim nga klubet e ndryshme, dhe t’i kthehet aktivitet në futboll pas lëndimeve të shumta që ka pësuar,

 

Ai sot u paraqit për herë të parë në stërvitjet e klubit anglez, aty ku mori hapat e parë në karrierën e tij si futbollist profesional.

Rossi ishte pjesë e Manchester Unitedi nga vitit 2004 deri më 2007, ku ka vetëm 14 paraqitje, 4 gola e 1 asistim në të gjitha garat.

Rossi nuk do të luajë për “Djajtë e Kuq”, ai vetëm do të stërvitet, derisa të arrijë ndonjë ofertë për të nga ndonjë klub.