“Protesta deri në rrëzimin e Ramës”, kështu është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha.

Lidhur me këtë deklaratë nënkryetari i PD-së Edmond Spaho është shprehur se PD nuk ka synim të vijë në pushtet me dhunë.

“Ne nuk flasim për protesta të dhunshme dhe ne nuk vijmë në pushtet me viktima por me presion qytetar. Kur dhjetëra mijëra qytetar të vijnë përpara Kryeministrisë Rama do detyrohet të japë dorëheqjen. Qytetarët e shikojnë të ardhme e tyre në vend të pashpresë dhe detyrohet të marrin rrugën e emigrimit. Sot në Këshillin Kombëtar folëm për dy çështje; Për plotësimin e vendeve të Këshillit Kombëtar si dhe folën për datën dhe mënyrën e organizmit të protestave përpara Kryeministrisë. Kryesia e PD-së do diskutojnë nëse do të bojkotohet Parlamenti ose jo”, tha Spaho.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Spaho theksoi se PD është përballë dy sfidave:

“Ne kemi për qëllim fitimin e besimit të qytetarëve. Por që të arrijmë këtu ne duhet të luftojmë dekriminalizimin e zgjdhjeve. Përveç fitimit të besimit ë qytetarëve pra sfida jonë është dekriminalizimi i zgjedhjeve. Në radhë të parë ne duhet të bindim njerëzit që na ndjekin se zgjedhje fasadë nuk mund të ketë. Ne kemi bërë të qartë se Rama do rrëzohet me protesta dhe duhet të japë dorëheqjen. Perballë presionit popullor ai duhet të japë dorëheqjen. Protesta e studentëve, e artistëve, e banorëve të Unazës, e Kukësit, të gjitha këto duhet të bëhen bashkë për të rrëzuar Ramën”, u shpreh Spaho.