Real Madridi do t’i ketë të gatshëm dy portierët, Thibaut Courtois dhe Keylor Navasin, pasi belgu është kthyer nga lëndimi.

Reali nesër e pret në shtëpi Sevillën, dhe dy portierët do të luftojnë për një vend titullar, transmeton Gazeta Express.

“Real Madridi është me fat që i ka dy portierët më të mirë në botë”, ka thënë Santiago Solari.

Thibaut Courtois erdhi  gjatë verës në “Bernabeu” nga Chelsea, dhe ka arritur që t’ia zë vendin Navasit, i cili së fundmi është shprehure i pakënaqur për shkak që nuk po luan rregullisht, ku ka paralajmëruar edhe largimin.

Navas në këtë stinor të La Ligës ka vetëm 3 paraqitje, 3 në Ligën e Kampionëve dhe 4 në Kupën e Mbretit, dhe ka pranuar 10 gola, kurse Courtois ka 16 paraqitje në La Liga, 3 në Ligën e Kampionëve dhe i ka pranuar 25 gola. /