Konfederata e sindikatave paralajmëron protesta për shkak të mos përfilljes së kërkesave nga ana e Institucioneve. Protestat do të nisin nga qyteti i Shtipit më 26 janar prej ku do të njoftojnë edhe për protesta nëpër qytete tjera. Kreu i Konfederatës së Sindikatave Bllagoja Rallpovski shprehet I revoltuar për shkak të diskriminimeve ndaj të punësuarve në administratë dhe sektorin publik madje duke shtuar se do të kundërvihet ashpër ndaj transferimeve të paralajmëruara nga sektori publik në atë privat.

Kërkojmë rritjen e pagave nga janari i këtij viti në pajtim me përqindjen që është rritur paga minimale, kërkojmë që Qeveria të tërhiqet nga ideja për transferime nga sektori publik në atë privat për shkak se jemi dëshmitarë se në periudhën para vitit të Ri dhe pas saj ndodhën shumë punësime në administratën publike. Nëse administrata publike është e stërmbushur,  nëse sektori publik është i stërmbushur atëherë duhet ndërprerë ato punësime në sektorin publik. Nuk do të lejojmë që asnjë anëtar i yni, i punësuar në administratën publike të largohet nga puna, do të kundërshtojmë të gjitha tentimeve për transfer nga sektori publik në atë privat” – theksoi – Bllagoja Rallpovski, KSL

Konfederata e Sindikatave kërkon rritje të pagave, pagesë të K-15 edhe në sektorin publik, punë të qëndrueshme pa presion dhe mobing në vendin e punës, respektim të ligjit që mbron të drejtat e punëtorëve si dhe respektim të marrëveshjes kolektive. Në rast të mos përfilljes nga ana e Institucioneve, Konfederata paralajmëroi masa më radikale.