Shtyhet për dy ditë fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e vendit

Ministria e Arsimit ka vendosur që fillimin e gjysmëvjetorit të dytë ta nisë më 23 janar, shkaku i nivelit të lartë të ajrit të ndotur.

Procesi mësimor për gjysmëvjetorin e dytë shkollor është prolonguar për 2 ditë. Shkaku i ajrit të ndotur, autoritetet shtetërore kanë vendosur që nxënësit, bankave shkollore t’i kthehen të mërkurën.

Në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe duke i marrë parasysh rekomandimet e Grupit Ndësektorial për monitorimin e gjendjes lidhur me cilësinē e ajrit, do të prolongohet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë i vitit shkollor 2018/2019 në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Maqedonisë për dy ditë. Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve, gjysmëvjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme planifikohet të fillojë prej ditës së mërkurë, më datën 23 janar 2019” thotë ministri Ademi