Katër persona kanë humbur jetën nga një shpërthim që është shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e së shtunës (12 janar), ka thënë policia.

Si rrjedhojë e shpërthimit, 4 persona kanë ndërruar jetë, kurse 30 kanë mbetur të plagosur. Shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise, duke shkaktuar zjarr dhe panik në zonë. Policia i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi shpërthimi.