Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në në komunën e Tetovës, i kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, të vitit shkollor 2018/2019, bëri të ditur udheheqësi i Sektorit për veprimtari publike pranë komunës së Tetovës Ahmed Qazimi. Sipas tij, shkollat i  kanë kryer të gjitha  punët teknike, si, pastrimet, riparimet e inventarit shkollor aty ku ka pasur nevojë,  mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes ku shkollat janë furnizuar me lëndë djegëse.

Të gjithë nxënësit në Republikën e Maqedonisë më datë 21 Janar e hënë sipas kalendarit shkollor të vendosur nga Ministria e Arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë do të kthehen në bankat shkollore për të vijuar mësimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2018/2019.