Vazhdojnë të regjistrohen raste të reja të fruthit. Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup është hospitalizuar një fëmijë i moshës 2 vjeçare nga Karposhi që paraprakisht kishte qëndruar në çerdhen “Prolet” të kësaj komune. Gjithashtu, nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë ditës në ambulantë janë pranuar edhe pesë persona të tjerë të dyshuar me pasqyrë klinike të fruthit.

Dy prej tyre janë të rritur ndërsa tre të tjerët fëmijë nga Qendra, Novo Lisiçe dhe Çairi. Bashkë me këtë rast, numri i të hospitalizuarve shkon në 23, 21 prej të cilëve janë fëmijë të moshave parashkollore ndërkaq dy të tjerë janë të rritur. Gjatë ditës, nëpër tre punktet vaksinale në Shkup ka vazhduar vaksinimi i fëmijëve, me çka numri i atyre të cilët kanë pranuar vaksinën MRP ka arritur rreth 2 mijë. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka konfirmuar lajmin e publikuar një ditë më parë në Alsat se “Makedonija Lekut” nuk do t’i merret licenca e punës për lëshimin e bërë me afatin e vaksinave, por do t’i shqiptohet dënim në para. Filipçe tha se marrëveshja me “Makedonija lek” nuk do të prishet por në tenderin e ardhshëm nuk do të ketë të drejtën të konkurroj.

Është konstatuar numri, është shkruar raporti dhe tani do të vazhdohet në drejtim të sanksionimit të kësaj procedure ndaj “MakedonijalekUT”. Do të insistojmë që ky dënim të jetë maksimal duke pas parasysh se ky lloj I shkeljes, që seriozisht prish IMAZHIN  e shëndetësisë publike nuk duhet të përsëritet kurrë. Do të kërkojmë përgjegjësi nga gjithë drejtorët e shtëpive të shëndetit dhe ata që e pranuan vaksinën të dëshmojnë si ka qenë e mundur të bëjnë një lëshim të tillë- Sinkron: Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.