Shenjat që tregojnë se e keni një shok të vërtetë.

Nëse e keni një person të tillë që e konsideroni “shok të vërtetë” por herë pas here keni dyshime, atëherë më poshtë ju sjellim disa prej shenjave që tregojnë se është një shok i vërtetë.

Shoku i vërtet qëndron afër pavarësisht çfarë ndodh
Në të mirë e në të keqe, shoku gjithmonë do të jenë pranë jush. Jeta ka baticat dhe zbaticat e veta, ato janë të nevojshme për t’u zhvilluar dhe për t’u rritur. Nëse dikush është pranë jush vetëm në periudhat “e kënaqshme” të jetës tuaj, atëherë nuk është shok i vërtetë. Shoku i vërtetë është ai që gjithmonë qëndron pranë jush, pavarësisht rrethanave.

Shoku i vërtetë të pranon ashtu siç jeni
Shoku i vërtetë t’i sheh “të metat” dhe ju pranon pavarësisht atyre.

Gjithmonë ju mbështet
Shoku i vërtetë është i aftë të sheh kur keni nevojë për mbështetje dhe jua ofron atë.

Gjen kohë për ju
Nëse i kërkoni ndihmë, shoku i vërtetë bën çmos për të ardhur pranë jush. Por, normalisht se as ju nuk e abuzoni kohën e tyre.

Është i sinqertë
Një miqësi produktive dhe e gjatë i ka rrënjët në sinqeritetin e vërtetë. Komunikimi i vërtetë është i domosdoshëm për një shoqëri të mirë.