Barcelona u mposht nga Sevilla me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Mbretit.

Katalunasit u befasuan nga loja e mirë e vendasve, të cilët e merituan plotësisht këtë fitore.

Rastin e parë për gol në këtë ndeshje e kishte Wissam Ben Yedder (36′), pas pesë minutave Barca i përgjigjet me Malcomin, por braziliani gjuan jashtë.

Ben Yedder (44′) provoi edhe një herë, por Jasper Cillessen nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet në 45 minutat e parë.

Sevilla kaloi në epërsi në minutën e 58-të me anë të Pablo Sarabias, ndërsa golin e dytë e shënoi Ben Yedder (76′) pas asistimit nga Ever Banega.

Barça tentoi diçka më shumë në minutën e 81-të, ndërsa në minutën 81-të rrezikuan me Luis Suarezin, por nuk arritën golin.

Ndeshja e kthimit është në Camp Nou më 30 janar 2019.

Loading...