Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i ftuar në RTK për të folur rreth aktualiteteve politike në Maqedoninë Veriore dhe sidomos rolin e Aleancës për Shqiptarët që nga paraqitja e saj në skenën politike më 2016, njofton Infomagazin.

Sela ka folur për rolin e Aleancës dhe për vizionin e tij politik duke thënë se Aleanca u krijua si nevojë e kohës për të luftuar regjimin një dekadësh të instaluar nga dyshja Gruevski-Ahmeti.

Kontributi i ASH-së në rrëzimin e këtij regjimi ka qenë vendimtarë sepse rrethanat politike dhe numrat në Kuvendë na e krijuan mindësin që pikërisht Aleanca të ket në dorë fatin e Gruevskit dhe Ahmetit. Ne zgjodhëm të rrëzojmë regjimin dhe e bëmë këtë.

Ajo që sot nga kjo perspektivë kohorë është shum dëshpruese për ne si Aleancë por edhe për shqiptarët në përgjithsi është fakti se u instalua një regjimë i ri i quajtur Regjimi LSDM-BDI ose Regjimi Zaev-Ahmeti.

Ne si Aleancë do të vazhdojmë luftën tonë politike,me mjete dhe mekanizma politikë që edhe ky regjim një ditë të gjej fatin e atyre të parëve.